F-18 e F-35 të pamjaftueshëm; Senati SHBA nxit marinën të krijojë gjuajtësin e gjeneratës së gjashtë

0
Gjigandi

Senati amerikan i ka kërkuar së fundmi forcave të marinës të krijojnë një avion gjuajtës së gjeneratës së re për aeroplanmbajtëse, për t’iu kundërvënë kapaciteteve në rritje të Kinës.

Kjo pasi dhe qeveria e Pekinit ka bërë kërkesë të forcat e aviacionit detar për krijimin e një gjuajtësi të ri bazuar te aeroplanmbajtëset.
Avionët pritet të përshtaten për mbrojtjen në teatrin e paqësorit.
Komisioni i senatit SHBA i ka kërkuar marinës të krijojë një avion të ri “për nevojën e kundërvënies ndaj fuqive të mëdha kundërshtare si Kina, Rusia e Korea e Veriut”.
Marian e SHBA mbështetet aktualisht në modelin F-18E Super Hornet për aeroplanmbajtëse, teksa një variant i ri i të cilit pritet të hyjë në shërbim këtë vit.
Dizajni i F-18 Hornet bazohet në pararendësin e tij më të rëndë e më të shtrenjtë F-14 Tomcat që ishte në shërbim prej viteve 1970’të. Modeli i ri F-35C për aeroplanmbajtëse pritet të zëvendësojë F-18 teksa ende nuk eshte kompletuar me optimizimin e teknologjive.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu