Eva Simons bëhet nënë për herë të parë

0
Eva Simons bëhet nënë për herë të parë
Gjigandi

Këngëtarja e njohur, Eva Simons është bërë nënë për herë të parë.

Kështu ka bërë të ditur artistja përmes një postimin në llogarinë e saj në Instagram, ndërsa zbuloi se ka ardhur në jetë vajza e saj, të cilën e pagëzoi me emrin Rosie Nova.

“Pas 3 ditësh që dukeshin si përgjithmonë, mendova se nuk do t’ia dilnim. Por Zoti ka një plan tjetër. Na vjen mirë që kishim një ekip shumë të mirë specialistësh rreth nesh në një moment kritik në jetën tonë”, ka shkruar artistja holandeze.

Foto: Getty Images

RonaTyra

“Vajza ime e ëmbël, Rosie Nova, ti ke qenë gjëja më e mirë që na ka ndodhur ndonjëherë Faleminderit që më zgjodhe mua të jem nëna jote”, shkruan tutje Eva në postimin e saj ku bashkëngjiti edhe fotot e para me të bijën dhe partnerin e saj.

Kujtojmë që Eva është e fejuar me Sebastiaan Zwarts, i cili është gjashtë vjet më i ri, dhe janë në lidhje që nga viti 2019.

Ndryshe, 37-vjeçarja është bërë më e njohur për hitin “Policeman” që e solli në bashkëpunim me Konshens.

Simons gjithashtu shquhet edhe për të tjera këngë si: “This is Love”, “Bludfire”, Heartbeat” dhe “Escape from love”

. /abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu