Pandemia nuk e frenoi largimin e shqiptarëve drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Sipas Agjencisë Europiane të Statistikave EUROSTAT, gjatë 3 viteve të fundit nga Shqipëria janë larguar drejt Gjermanisë 27 mijë shqiptarë.
“
Në 12 vitet e fundit janë 700 mijë shqiptarë të larguar drejt vendeve të Bashkimit Europian
“, thotë Erion Muça, ekspert punësimi dhe karriere.
Tipike gjatë 2 viteve të fundit është largimi masivisht i familjeve, pra jo vetëm i profesionistëve, që sigurojnë një kontratë pune dhe leje qëndrimi 5 vjeçar. Individi pas kësaj tërheq gjithë familjen atje.
Gjermania tanimë është pozicionuar në vendin e tretë dhe në vitin 2021, në vendin e dytë, përsa i përket numrit të lejeve të qëndrimit për shtetasit shqiptarë që punojnë dhe jetojnë atje.
Profesionet që po kërkohen më shumë në Gjermani dhe që janë duke ikur nga Shqipëria janë mjekët dhe infermierët që vazhdojnë të qëndrojnë në krye të listës prej gati 10 vjetësh. Më pas renditen inxhinierët IT, Kujdestaret e Fëmijëve (Babysitter) janë gjithashtu të kërkuara. Lista vazhdon me profesionet që nuk kërkojnë një kualifikim specifik si Hidraulik, Elektricist, punonjës në bujqësi dhe blegtori, punonjës në fushën e Ndërtimit.
Ne i referohemi Agjencisë Federale të Punësimit në Gjermani, EUROSTAT-it, ambasadat e huaja në Shqipëri dhe agjencitë e punësimit dhe ndërmjetësimit për Gjermani.
Shqipëria duhet të ndërmarrë politika të tilla punësimi që të inventarizojë nevojat e tregut vendas për profesionet dhe zanatet. Ne sot nuk e dimë se sa pozicione, cilat janë ato dhe për çfarë ka nevojë tregu vendas në 5 apo 10 vitet e ardhshme./