Eurostat: Shqipëria me varësi të lartë nga importet e energjisë

0
Eurostat: Shqipëria me varësi të lartë nga importet e energjisë
Gjigandi

Shqipëria falë pozicionit të saj gjeografik dhe burimeve natyrore ka një potencial të lartë zhvillimi për të shfrytëzuar burimet e rinovueshme të vendit.

Sipas të dhënave të Eurostat vendi ynë kanë varësi të lartë nga importet e energjisë në raport me vendet të tjera të Evropës dhe Rajonit të cilat kanë shumë më pak burime natyrore (ujë dhe diell) për të rritur kapacitet e prodhimit.

Të dhëna të krahasueshme të Eurostat tregojnë se, Shqipëria u rendit e 8-ta në Evropë për varësinë e lartë të importeve të energjisë. Importet neto të energjisë së rinovueshme ishin sa 14.7 për qind e totalit të konsumit në vend.

Edhe Kosova e cila ka pak lumenj dhe mundësi të pakta të zgjerojë prodhimin me burime të rinovueshme kishte vetëm 15.9% varësi nga importet më 2020 dhe Maqedonia e Veriut vetëm 16 për qind.

Në Evropë vendet me varësinë të lartë të importeve të energjisë së rinovueshme janë Luksemburgu me 35.9 për qind, Danimarka me 30.5 për qind, Malta me 28 për qind, Qipro me 25.9 për qind, Belgjika me 19 për qind dhe më pas Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria.

RonaTyra

Në anën tjetër, Letonia, Estonia, Bosnja, Mali i Zi, Ukraina, Kroacia, Portugalia, Hungaria, Spanja, Lituania, Holanda, Sllovakia, Serbia, Bullgaria dhe Çekia janë eksportues neto të energjisë së energjisë së rinovueshme.

Prej së gati 25 vitesh kur pushoi se funksionuari TEC i Fierit, Shqipëria e ka sistemin aktual energjetik të bazuar tërësisht në hidro-energji. Sektori i prodhimit të energjisë është i paqëndrueshëm, pasi ka kapacitete të kufizuara gjeneruese ndaj kërkesës në rritje. Nga ana tjetër sistemi është i kufizuar me një numër të konsiderueshëm problemesh teknike dhe jo teknike që lidhen me humbjet e rrjetit dhe shpesh vendi përjeton krizë energjetike.

Një nga sfidat kryesore të sektorit energjetik shqiptar është diversifikimi i burimeve të energjisë dhe plotësimi i nevojave nga burimet e vendit, duke ulur varësinë nga importi. Vendi ynë ka potenciale të konsiderueshme për burime të rinovueshme në formën e biomasës, gjeotermale, erës dhe diellit.

Shqipëria, me një sipërfaqe prej 28 mijë km2, ka një shpërndarje hidrografike prej 44,000 km2, ose 57 për qind më shumë se territori shtetëror. Vendi ka potencialin për të prodhuar 16 deri në 18 TWh hidro-energji. Deri më tani është shfrytëzuar një e treta e potencialit.

Vendi ynë ka potencial për prodhimin e energjisë nga era përgjatë bregut të Adriatikut, sidomos në kodrat që shtrihen në drejtimin veri-jug përgjatë bregdetit. Parashikohet që 4 për qind e sasisë totale të energjisë elektrike të prodhuar në vend (rreth 400 GWh/vit) deri në vitin 2025 të prodhohet nga era, por projektet në këtë drejtim nuk po përparojnë.

Nëse Shqipëria do të zhvillonte sistemin e paneleve diellore, prodhimi potencial i ujit të ngrohtë do të jetë i barabartë me sasinë e energjisë prej 1000 GWh termik ose 125 MW termike të fuqisë së instaluar, raporton Monitor.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu