Espanyol mposhti Alavesin me rezultatin 2:0 pasditen e sotme, në sfidën e parë që pas më tepër se dy muajsh ndërprerjeje të kampionatit spanjoll dhe rindezi sërish shpresat për të mbijetuar në La Liga.
Skuadra katalane renditet në vendin e fundit në kampionat, por me tre pikët e marra pasditen e sotme, afrohet edhe më shumë me zonën qe mban mes më të mirave, duke e bërë më interesante betejën në 10 javët e mbetura të La Ligas.
Alavesi luajti për më tepër se 70 minuta me një lojtar më pak, pasi Pacheco u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 19’, ndërsa vendasit zhbllokuan sfidën me Bernardon në minutat shtesë të pjesës së parë dhe me Wu Lei në fillim të 45-minutëshit të dytë, duke vulosur suksesin.