Gjirokastër/ Një repart i tërë në karantinë, dalin rezultatet e tamponëve

0
Gjigandi

Në Gjirokastër janë marrë tamponë edhe për 12 punonjës të një kompanie private ku punonte i infektuari i djeshëm, të cilat kanë rezultuar të gjitha negative.

I infektuari i djeshëm, një 48-vjeçar nga lagjja “Zinxhira” ishte asimpotomatik dhe tashmë gjendet në karantinë në banesën e tij.
Për rastin e parë në Gjirokastër Top Channel raportoi se 68-vjeçari kishte qenë i shtruar prej 22 ditësh në Tiranë tek QSUT.
Tashmë, epidemiologët besojnë se tani vatrat janë të izoluara ndërsa vijon gjurmimi.
Ndërkohë kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 270 testime në vendin tonë për të dyshuar të prekur me Covid-19 nga të cilat janë konfirmuar 48 raste pozitive, kontakte të rasteve të konfirmuara pozitivë, por ka shumë të reja në proces hetimi në Tiranë, Krujë, Fier, Durrës, Kamëz.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu