Nënkryetarja e LSI-së Erisa Xhixho, gjatë fjalës së saj në Komisionin e Ligjeve, është shprehur se arsimi është në kushte të mjerueshme në Shqipëri dhe që buxheti i tij nuk duhet të shkurtohet në kohë krize, në një kohë që qeveria po pasurohet.
Gjatë fjalës së saj ajo është shprehur se në Kamëz ka dhunë në shkolla ku drejtori i një gjimnazi drejtori ka dhunuar nxënësit, rast i cili është trajtuar edhe ditën e djeshme në emisionin ‘Fiks Fare’ në .
Erisa Xhixho: Dua të pyes zonjën Ministre, sa është buxheti i shkurtuar për arsimin. Ky sektor aq problematik në këtë situatë aq jo normale të jetë i shkurtuar?
Ibrahimaj: Krizat duhet të përballohen por jo me emocione. Shpenzimet kanë prekur të gjithë institucionet buxhetore. Buxheti për arsimin është shkurtuar me 10%.
Erisa Xhixho: Në llogaritë që në kemi bërë shkurtimi për arsimin është 15 milionë dollar. Ndërsa këtu thuhet se janë rritur të ardhurat, pra shteti është pasuruar në kohë krizë ndërkohë që qytetarët varfërohen. E dini se në ça gjendje është sot, në rastin e fundit në Kamëz ku një drejtor shkolle dhunon studentet e gjimnazistët, mos të futem tek kurrikulat skandaloze. Pse prekim pagesat e inceneratorëve dhe nuk prekim arsimin? Është e pajustifikueshme situate ku ndodhet vendi ku me mijëra të rinj largohen nga vendi. Arsimi është i pari që sakrifikohet në vend që të mbrohet. Nuk mund të pranojmë prekjen e buxhetit të arsimit
Klodiana Bushka: E kishit shumë të qartë përgjigjen për arsimin. Të gjithë protestuesit janë dëgjuar e me qindra mijëra familje shqiptare, e persona që lëvizin me transportin urban, të gjithë janë dëgjuar.