Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ndarë ketë të shtunë certifikatat e mirënjohjes për punonjësit e policisë.
Veliaj gjatë këtij momenti theksoi se të gjithë qytetarët janë njësoj, si dhe këta punonjësit e Tiranës bëjnë të mundur që qyteti të funksionojë.
Sakaq, u shpreh se Tirana është qyteti i bashkëjetesës.
“Mirënjohja për punën e njëri-tjetrit, na bën bashkë sot, në vigjilje të 1 Majit☀️, në një ditë falënderimi për të gjithë punonjësit 👏 që i japin jetë Tiranës dhe kujdesen që qyteti të funksionojë 24h/7.
Nga zemra FALEMINDERIT🙏!”, shkruan në “Facebook” Veliaj.