Ministrja e Kulturës flet për Parkun e Butrintit: Do mbështesin kërkimin shkencor! Ja synimi përf…

0
Ministrja e Kulturës flet për Parkun e Butrintit: Do mbështesin kërkimin shkencor! Ja synimi përf…
Gjigandi

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti njoftoi se bashkëpunimi me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për projektin e menaxhimit të Parkut Kombëtar të Butrintit, do të mundësojë punësimin e banorëve të zonës në veprimtari të ndryshme.

Në një intervistë për News24, Margariti tha se synimi është që në këtë fondacion të jenë 110 punonjës.

Sipas saj, qasja e parë ndaj punësimeve, do të jenë pikërisht banorët e zonës dhe komunitetit lokal, ku këtu përfshihen edhe ekspertë të arkeologjisë.

Ndërkohë që për përfshirjen e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, Margariti theksoi se ajo do të ndihmojë me një grant prej 5 mln dollarësh të cilat do të investohen në këtë sit arkeologjik.

Së fundmi, sipas ministers së kulturës, ky projekt do të ketë synim që të rrisë buxhetin që arkëtohet për Parkun e Butrintit, dhe që shteti të mos detyrohet më të kontribuojë.

RonaTyra

Margariti: Një nga rekomandimet ka qenë përfshirja e komunitetit në këtë aset. Ka një numër banorësh lokalë që punojnë për mirëmbajtjen. Përmes këtij fondacioni, ne synojmë rritjen e punonjësve. Kemi 14 punonjës dhe duam ta çojmë në 44 me kohë të plotë. Në total mendoj që mund të jenë 110 punonjës për këtë fondacion.

Pyetje: Punonjësit do jenë nga komuniteti?

Margariti: Po normale. Për ne është e rëndësishme të kemi ndërthurje të profileve të ndryshme për shërbimet që do ofrojë fondacioni. Qasja e parë do jetë drejt komunitetit lokal. Nëse flasim për ekspertë të profileve të veçanta, këto do kërkohen në të tjera territore nëse nuk do të ketë territor. Në projeksionin që kemi bërë, kemi vendosur si indikator të arrijmë 110 persona të punësuar. Kemi menduar që ky fondacion do fillojë të kontribuojë me grante për komunitetin lokal, në mbështetje të artizanëve, në mbështetje të prodhimit lokal, të brendimit të produkteve të zonës.

Ky fondacion në fillim duhet të ketë të gjithë financimin e veprimtarive arkeologjike në zonë. Kanë qenë deri më tani. Si Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, ashtu dhe Instituti i Arkeologjisë hartojnë projekte, në bashkëpunim me institucione të tjera dhe më pas implementohen. Kanë ndodhur aktivitete të tilla por ajo çfarë ajo që po sjellim si risi me krijimin e këtij fondacioni, po krijojmë një buxhet për krijimin e një grupi shkencor për Butrintin. E kemi vendosur në një protokoll bashkëpunimi dhe bashkë me ekspertët shqiptarë arkeologë kemi vendosur linjat guidë që duhen ndjekur. Do mbështesim kërkimet shkencore. Do ketë një fond për mirëmbajtjen e këtyre punimeve.

Pyetje: Çfarë ju pengonte deri më tani?

Margariti: Aq sa gjeneron Butrinti nuk mjaftojnë. Aktualisht në kasën e Butrintit ndodhen afro 2.1 mln dollarë. Ndërkohë partneri vjen në bashkëpunim me një marrëveshje granti të nënshkruar me 5 mln dollarë. Plani i biznesit parashikon të gjithë shumën, pra 7.1 mln dollarë. Pra kjo është shuma e nevojshme për realizimin e të gjithë këtyre aktiviteteve të reja. Pra qendra e vizitorëve nga njëra anë do të sjellë shërbime të shtuara dhe do fillojë të rigjenerojë këto të ardhura që do kompensojnë paratë e hedhura. Në vitin e shtatë, Butrinti të vazhdojë të kemi 1.5 mln dollarë, ndërkohë në vitin e katërt të jetë autosuficent. Buxheti i shtetit nuk do të ketë më asnjë kontribut në Butrint. Butrinti do rigjenerojë të ardhurat që do të mbeten në Butrint.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu