Erërat e fuqishme, Bulliqi ka një apel për llapjanët

0
Erërat e fuqishme, Bulliqi ka një apel për llapjanët
Gjigandi

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi tha se moti i ligë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa fshatra të kësaj komune.

Bulliqi në një postim në Facebook ka shkruar se erërat e forta dhe breshëri shkaktuan shumë dëme.

Postimi i Bulliqit:

Moti i ligë që po mbretëron në vendin tonë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa fshatra të Podujevës, erërat e forta dhe breshëri kanë dëmtuar dhjetëra ekonomi familjare dhe kultura të ndryshme bujqësore në rendimentin e tyre.

Si institucione lokale me të gjitha kapacitetet tona do të jemi pranë qytetarëve në nevojat e tyre për ta kaluar shpejt këtë situatë. Njëherit, apeloj tek të gjithë qytetarët për kujdes të shtuar këto ditë nga rreziqet që mund të kanosen nga moti i keq.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu