Enver Idrizi për Drazhenin: Ju rrëfej takimin në New York

0
Gjigandi

Edhe legjenda e karatesë kroate dhe jo vetëm, Enver Idrizi, sot nga Zagrebi ka kujtuar mikun e tij Drazhen Petroviç, në 27 vjetorin e vdekjes tragjike në Gjermani.

Për gazetarin Reshat Ibrahimi, kampioni europian dhe nënkampioni botëror në karate, deklaroi se basketbollisti kroat, Drazhen Petroviç edhe pse ishte një sportist i madh, ka qenë modest.

“I kam njohur mirë Drazhen Petroviçin dhe vëllain e tij. Sa ishte gjallë kemi ndejtur shumë së bashku, jemi takuar në Zagreb dhe në SHBA. Ka qenë njeri modest, nuk ka qenë mendjemadh. Tamam kampion ka qenë”, kujton Enver Idrizi, fituesi i medaljes së parë në historinë e sportit kroat.

“Kam pasur fotografi të shumta me Drazhenin, por të gjitha në luftë më janë shkatërruar. Më dhimbsen që nuk kam mundur së paku të ruaj një foto me te, por i tillë ka qenë fati në atë kohë”.

Idrizi kujton një takim me te para shumë vitesh.
“Në vitet 1990/91 me reprezentacionine Kroacisë kemi marrë pjesë në një turnir në Neë York. Atje unë e fitova vendin e parë. Ajo ishte medalja e parë për Kroacinë, para se të pranohej si shtet. Kemi qenë 35 veta dhe më kujtohet Drazheni erdhi na vizitoj në atë kohë. Patëm ndenjur me të dhe pastajt u kthye. Më s’jemi parë, sepse ai ka pasur angazhimet e tija, unë të mijat”, përfundon rrëfimin e tij Idrizi.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu