Kryetari i Kuvendit Kombëtar, deputeti Belind Këlliçi njoftoi se posti i kryetarit të Grupit të Parlamentar të PD-së konsiderohet si vakant për shkak se Partisë Demokratike i mungojnë tashmë nënkryetarët e saj.
Vendimi u hodh në votim dhe u ngarkua Këshilli i Ri Kombëtar i PD-së për zgjedhjen e kreut të Grupit të PD-së.
“Në mbështetje të statutit të Partisë Demokratike, për organizimin dhe funksionimin e grupit parlamentar të PD, me propozim të Rithemelimit, Kuvendi vendosi të konstatojë vakancën e kryetarit të grupit parlamentar të PD. Ngarkohet Këshilli Kombëtar për zgjedhjen”,
tha Këlliçi.
Ndërkohë që më herët Kuvendi i thirrur nga Komisioni i Rithemelimit njoftoi se më datë 22 maj do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.