Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Eni Koçi, po vazhdon të jetë aktive në llogarinë e saj në Instagram, ku nuk mungojnë fotot e ndryshme nga përditshmëria.
Bukuroshja bionde prej ditësh po shijon pushimet në Tajlandë bashkë me partneri i saj, artistin e mirënjohur Genc Prelvukaj.
Çifti, të cilët janë lidhur prej disa vitesh, u kanë qëndruar pranë fansave duke ndarë momente të bukura me njëri-tjetrin nga pushimet ekzotike.
Foto: Eni Koçi/Instagram
Së fundmi ishte Eni ajo që postoi disa foto ku në fokus ishin linjat e saj joshëse të trupit.
Këngëtarja e njohur pozoi e veshur vetëm në bikini me ngjyrë të gjelbër, të kombinuara me një këmishë të bardhë që e la të zbërthyer, kapele dhe syze dielli.
Foto: Eni Koçi/Instagram
“Vajzat vetëm duan të argëtohen”, ka shkruar Eni në mbishkrimin e postimit, ku mori komente e pëlqime të shumta.
Ndryshe, Eni ka kohë që nuk ka lansuar ndonjë projekt të ri muzikor, madje po qëndron edhe larg koncerteve.
Kënga e fundit e saj është “Lamtumirë” që solli në bashkëpunim me grupin Fisnikët.
/abc24.al/