Ngjarjet e paralajmëruara për ditën e nesërme

0
Ngjarjet e paralajmëruara për ditën e nesërme
Gjigandi

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi takohet me ministren e Administratës Publike dhe Pushtetit Lokal të Malit të Zi, Tamara Srzentiq. (Ndërtesa e ish-Rilindjes, kati 13, ora 10:00, deklarata për media në ora 10:40)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut takim me përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 10:00)

Komisioni për Legjislacion shqyrton në parim Projektligjin për Pronën Publike, Projektligjin për Kompensimin e Viktimave të Krimit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari (IMK) do të mbajë tryezë diskutimi me temën “Monitorimi i Politikave Sociale në Kuvendin e Kosovës: Mbikëqyrësi Social: angazhimi i deputetëve për politikat sociale”. (Orion Center Prishtinë, ora 10:00)

Kuvendi Komunal i Vitisë mban mbledhjen e dytë të rregullt. (Salla e Kuvendit të Shtëpisë së Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani”, Viti, ora 10:00)

RonaTyra

Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Podujevës. (Salla e mbledhjeve, ndërtesa e re e Komunës Podujevë, ora 10:00)

Kuvendi Komunal i Pejës mban mbledhjen e vet të rregullt. (Salla e Kuvendit të Komunës Pejë, ora 10:00)

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla pret në takim ministrin e Jashtëm të Hungarisë Peter Szijjarto. (Ndërtesa e MPJD-së salla e konferencave, kati 0, ora 13:00 – pamje në fillim të takimit. Konferenca e përbashkët e dy ministrave ora 14:00)

Ndahen Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” dhe çmimet tjera vjetore për letërsi. (Kabineti i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ora 14:00)

OJQ Aktiv dhe Koalicioni i Kosovës për Pajtim hapin ekspozitën e fotografisë së Adon Pajazitit. (Galeria “Monet”, Prishtinë, ora 17:00)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu