Energjia diellore/ Zbulimet e reja përftojnë energji edhe nga drita e padukshme

0
Gjigandi

Dy zbulime madhore në teknologjinë e paneleve diellore mund të përmirësojnë gjerësisht mënyrën sesi përftohet energjia diellore.

Dy studime të publikuara së fundmi dëshmojnë semund të tranformojnë efikasitetin dhe të reduktojnë ndjeshëm kostot e prodhimit të energjisë diellore, sipas studiuesve.
Arritja e parë ka të bëjë me “mirë-konvertimin” e energjisë së ulët, nga drita e padukshme në dritë të energjisë së lartë, me qëllim krijimin e më shumë energjie elektrike nga një masë e njëjtë e dritës së diellit.
Studiuesit e Universitetit të UNSW në Australi dhe ata të Universitetit të Kentucky në SHBA kanë zbuluar se oksigjeni mund të përdoret në transferimin e dritës me energji të ulët në molekula që mund të kthehen në energji elektrike.
“Energjia që marrim nga dielli nuk është vetëm ajo e dritës së dukshme. Spektri i dritës është shumë më i gjerë, duke përfshirë dhe atë infra të kuqe e cila sjell nxehtësi, dhe ajo e dritës ultra-violet që na shkakton diegien në lëkurë,” tha Profesor Tim Schmidt i Universitetit UNSW Sydney.
“Shumica e paneleve për energjinë diellore përbëhen nga silikoni, i cili nuk reagon ndaj dritës me energji më të ulët sesa ajo e afërt me kategorinë infra të kuqe. Kjo do të thotë se një pjesë e spektrit të dritës mbetet e pashfrytëzuar nga shumica e pajisjeve apo teknologjive tona”, tha Schmidt.
Teknikat e reja përfshijnë përdorimin e mjeteve gjysmë-përçuese të njohura si “pika kuantike” për absorbimin e energjisë së dritës së ulët, dhe kthimin e saj në dritë të dukshme me qëllim kapjen e energjisë së saj.
Ndërsa zbulimi i dytë ka të bëjë me një tip materiali të quajtur ‘perovskite’ me të cilin mund të krijohen panelet diellore të gjeneratës së ardhshme që janë më efikase dhe më të qëndrueshme nga mjetet aktuale komerciale prej silikoni.
Panelet diellore të perovskiteve do të jenë edhe më të lira për t’u prodhuar, si dhe materiali do të jetë më fleksibël dhe më i lehtë. Deri tani materiali kryesor i paneleve nuk lejon që ato të ndërtohen më shumë se disa metra të gjera në çdo njësi.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu