Enca iu kundërpërgjigjet femrave që e urrejnë: I dashuri dhe ish-i juaj janë te mesazhet e mia du…

0
Enca iu kundërpërgjigjet femrave që e urrejnë: I dashuri dhe ish-i juaj janë te mesazhet e mia du…
Gjigandi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, së fundmi ka vendosur t’i japë vetes disa ditë të mira pushimi.

Ajo ka zgjedhur Zanzibarin e Afrikës Lindore si destinacionin luksoz për të shijuar plazhin dhe motin e ngrohtë që po mbizotëron atje.

Interpretuesja e hitit “Dua” ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi provokuese në bikini, duke treguar momentet e këndshme që po shijon atje.

Foto: Enca/InstaStory

RonaTyra

Ajo pa hezitim tregoi linjat e saj trupore, duke provokuar me veshjen e disa bikineve që qartë ishin më të vogla se madhësia e saj.

Teksa ka marrë shumë komente pozitive, këngëtarja ka vendosur që t’iu përgjigjet edhe disa komenteve negative që ka marrë nga disa komentuese femra.

Foto: Enca/Instagram

Ajo në një shkrim të bërë me ironi në InstaStory, u shpreh se meshkujt e preferuar të femrave që i komentojnë negativisht, e pëlqejnë një femër si Enca.

Foto: Enca Haxhia/InstaStory

“Të dashura femra të pasigurta dhe urryese, i dashuri juaj, ish-i juaj dhe i ardhshmi juaj janë të gjithë në DM-in tim duke më pyetur për tu ulur në fytyrën e tyre. Faleminderit”, ka shkruar Enca në InstaStory.

Këngëtarja Haxhia përndryshe iu është përgjigjur shpesh herë komenteve negative që ka marrë për paraqitjet e saj, duke potencuar se ndjehet seksi dhe se nuk do ndalojë së publikuari fotografi dhe video në mënyrën se si pëlqen ajo.

/abc24.al/

Foto: Enca/Instagram

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu