Një 26 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi u kap me armë pa leje dhe municion luftarak.
I riu i identifikuar si Silger Dimo banues në Tiranë është arrestuar në flagrancë pasi gjatë një kontrolli fizik iu gjet një armë zjarri pistoletë.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Finalizohet nga Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Gray”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.
Arrestohet në flagrancë 26-vjeçari që qarkullonte me armë zjarri pistoletë. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë, me krehër me 7 fishekë.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gray”.
Gjatë operacionit, në rrugën “Petrit Radovicka”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin S. D. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. D., 26 vjeç, banues në Tiranë dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.