Në kërkim për vrasjen e babë e bir, SPAK sekuestron pasuritë e Florenc Çapjas

0
Gjigandi

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kërkuar sekuestrimin e pasurive të Florenc Çapjas, i cili akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri në vitin 2012 në Elbasan.

Bëhet me dije se Prokuroria ka kërkuar sekuestrimin e 10 pasurive të 41-vjeçarit dhe familjarëve të tij. Mësohet se nën sekuestro janë vënë 4 pasuri tokë arë, 2 e ndërtesa, 2 godina banimi, lavazh bar kafe dhe një automjet tip Audi, të cilat dyshohet se e kanë prejardhjen nga aktiviteti kriminal.

Njoftim i plotë:

Struktura antikorrupsion me një vendimin të firmosur nga gjyqtarja Florjela Davidhi, në kuadër të ligjit “Antimafia” SPAK ka kërkuar sekuestrimin e 10 pasurive të 41-vjeçarit dhe familjarëve të tij.

Në kërkesën e tij SPAK ka kërkuar sekuestrimin e një are 500 m2 në Pogradec në emër të shtetasit Ferit Muça. Një ndërtesë sociale një kateshe me sipërfaqe trualli 36.2 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 25.72 m2 në emër të Fejzulla Çapes. Arë truall ndërtesë me sipërfaqe totale 1756 m2 edhe kjo në emër të prindërve të Florenc Çapjas. Një godinë banimi me sipërfaqe 498 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 293 m2. Gjithashtu SPAK ka sekuestruar edhe një truall+ndërtesë, me sipërfaqe 360 m2 në emër të Bledar Muçës. Tre pasuri arë, përkatësisht me sipërfaqe 1380, 764 dhe 720 m2 në emër të prindërve të Florenc Çapjas, janë sekeuestruar nga ana e SPAK.

RonaTyra

Nën sekuestro janë vënë dhe një autoveturë tip “Audi” si dhe një subjekt Lavazh+Bar Kafe, në emër të Fejzulla Çapjas. Kërkesa mban firmën e prokurorëve Behar Dibra, Doloreza Musabelliu dhe Altin Dumanit, ku sipas tyre këto pasuri dyshohet se e kanë prejardhjen nga aktiviteti kriminal.

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani në dëshminë e tij për SPAK, ka rrëfyer detaje për atentatin që do t’i bëhej Sokol Sanxhaktarit, me kërkesë të Florenc Çapjas se ishte i lidhur me Suel Çelën. Kjo gjë është konfirmuar edhe nga i penduari tjetër i drejtësisë Henrik Hoxhaj i cili ka thënë se ai ka biseduar me Nuredinin në kohën kur ishin tek shtëpia e tij para vrasjes së vëllezërve Haxhia. Çapja është në kërkim edhe për vrasjen e babë e bir Gentian e Nezir Beqiri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu