Emri/ Po thante 20 kilogramë hashash, arrestohet 41-vjeçari

0
Gjigandi

Vijojnë goditjet e Policisë së Shtetit për goditjen e kultivimit dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për Eldgan Martini.

Një 41-vjeçar nga Fushë-Kruja ka përfunduar në prangat e bluve, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 20 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje, si dhe një sasi tjetër lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza, gati për shitje.

Ai do të akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Njoftimi i plotë:

Fushë Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Home”.

RonaTyra

Sekuestrohen rreth 20 kg kanabis në proces tharjeje dhe vihet në pranga 41-vjeçari që e mbante lëndën narkotike në banesë.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë finalizuar operacioni e koduar “Home”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi:

-E. M., 41 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 41-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 20 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje, si dhe një sasi tjetër lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza, gati për shitje. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu