Emri/ Plagoset me armë zjarri 40-vjeçari në Durrës, shpallet në kërkim autori

0
Gjigandi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës ku një 40-vjeçar është plagosur me armë zjarri.

Uniformat blu raportojnë se Danjel Bushi dyshohet se është plagosur nga G.P., 28-vjeç, i cili pas ngjarjes është shpallur në kërkim nga policia.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak.

Në orët e para të mëngjesit ka shkuar në spital për ndihmë mjeksore, i plagosur me armë zjarri në lagjen “Nr 17” Durrës, shtetasi Danjel Bushi, 40 vjeç.
Pas njoftimit të marrë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet e shpejta hetimore paraprake të kryera ka rezultuar se 40 vjeçari D.B, dyshohet se është plagosur nga shtetasi G.P., 28 vjeç.

RonaTyra

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu