Shtetasi Ili Muho, drejtuesi i automjetit është arrestuar këtë të mërkurë pasi u përplas mbrëmjen e kaluar me një zetor, ku për pasojë humbi jetën 32-vjeçari Harallamb Stamati.
Burime për median bëjnë me dije se 32-vjeçari ishte banor i fshatit Kakavijë.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi të martën në aksin Gjirokastër-Kakavijë, rreth orës 21:10.