Emrat/ Përplasi për vdekje të riun në Elbasan, arrestohet 65-vjeçari, konsull nderi në Bullgari

0
Gjigandi

Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin e rëndë në Elbasan ka rënë në prangat e policisë pasi përplasi për vdekje një 20-vjeçarin, Fiori Sula.

Shoferi i identifikuar si Aristir Dimo 65-vjeç nga Fieri u largua nga vendi i ngjarjes më 23 janar natën kur ndodhi aksidenti, por u arrestua ditën e sotme, 4 ditë pas ngjarjes.

Dimo akuzohet se duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar për vdekje 20 vjeçarin, banues në Elbasan, i cili po lëvizte me këmbë. Mësohet se Dimo është konsull nderi në Bullgari.

Njoftimi i policisë:

Aksidentoi me pasojë vdekjen 20-vjeçarin dhe u largua nga vendi i aksidentit, pas hetimeve të thelluara dhe punës profesionale nga shërbimet e Policisë Rrugore, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe ndalimi i autorit.

RonaTyra

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, si rezultat i një pune intensive hetimore dhe profesionale, bënë të mundur zbardhjen e aksidentit rrugor, me pasojë vdekjen, të ndodhur më datë 23.01.2023.

Si rezultat, nga shërbimet e Policisë u bë identifikimi, lokalizimi dhe ndalimi i drejtuesit të automjetit, shtetasit A. D., 65 vjeç, banues Fier, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas, mbrëmjen e datës 23.01.2023, në unazën e qytetit, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin F. S., 20 vjeç, banues në Elbasan, i cili po lëvizte me këmbë. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Në vijim të veprimeve, automjeti tip “Benz” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu