Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë mëngjesit të sotëm në qytetin e Durrësit, ku bashkëshortja ka qëlluar me thikë burrin e saj, pas një konflikti.
U mësua se pas debatit, Asije Stafa ka qëlluar me thikë Ahmet Stafën. Ende nuk dihen shkaqet e plagosjes.
Ndërsa u mësua se i plagosuri është dërguar në spital dhe po merr ndihmën mjekësore./Abcnews.al