Emrat/ Deputetet e regjistruar për diskutimin e kodit të ri zgjedhor

0
Gjigandi

Kuvendi i Shqipërisë po zhvillon sot një seance plenare, ku diskutohet Kodi i ri Zgjedhor. 

Në faqen zyrtare të Kuvendit është publikuar rendi i plotë i ditës dhe njoftohet se janë 18 çështje që do debatohen.
Deputetët e regjistruar për diskutimin e kodit të ri zgjedhor:
Grupi Socialist: Alket Hyseni, Taulant Balla, Edi Rama.
Grupi Demokrat: Myslim Murrizi.
Grupi i Pavarur: Ralf Gjoni.
Grupi Demokraci Drejtwsi: Etmond Stojku, Selami Janishehri.
Deputetët jashtë grupeve parlamentare: Andi Pwrmeti, Fatjona Dhimitri, Suzana Topi, Kristaq Papa, Adriatik Alimadhi, Kujtim Gjuzi.

Ndërkohë Kodi i ri zgjedhor që do të diskutohet dhe miratohet sot në parlament përmban 31 ndryshime. 8 nga ndryshimet me të rëndësishme janë si më poshtë:
1 Riformatohet nga themelet KQZ, duke krijuar Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Komisionin Rregullator dhe Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve. Të gjitha këto struktura përbëjnë KQZ, ndërsa KQZ-ja aktuale shkrihet.
2 Komisioni Rregullator zëvendëson KQZ-në aktuale dhe miraton aktet për zhvillimin e zgjedhjeve. Përbëhet nga 5 anëtarë me mandat 5-vjeçar. Anëtarët zgjidhen nga Kuvendi.
3 Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zgjidhet nga Kuvendi me mandat 7-vjeçar dhe drejton administratën e KQZ-së.
4 Kolegji Gjyqësor Zgjedhor përbëhet nga 8 gjyqtarë të Apeleve, me kushtin që të kenë kaluar Vettingun. Ata zgjidhen me short nga KLGJ.
5 Përdorimi i teknologjisë në zgjedhje i lihet në dorë KQZ-së. KQZ-ja ka të kompetencë të eksplorojë, eksperimentojë dhe të vendosë përdorimin e teknologjive në zgjedhje.
6 Partive dhe kandidatëve u ndalohet të mbulojnë shpenzime fushate apo të kryejnë veprimtari përmes personave të tretë.
7 Pasqyrimi i fushatës zgjedhore në mediat audiovizie bëhet vetëm në edicionet e zakonshme dhe të posaçme të debatit politik.
8 Media audiovizive mund të shfrytëzojë material filmik të servirur nga subjektet zgjedhore, në rast se nuk disponon material të vetin filmik, me kushtin që t’a shoqërojë lajmin me shënimin “materiali filmik servirur nga subjekti…”

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu