Emisarët e klubit turk monitorojnë Ngonë

0
Gjigandi

Sulmuesi i Tiranës Majkëll Ngo është ndjekur prej kohësh nga klubi turk i Menemensporit, ku aktivizohen dy ish-futbollistët e Laçit Gentian Selmani dhe David Domgjoni.

Media turke “Yeni Asir” raporton se dy zyrtarët e klubit turk Çenk Laleçi dhe ndihmësi i tij Orhan Terzi kanë ndjekur në Shqipëri paraqitjet e futbollit anglez me prejardhje nigeriane që në periudhën para shpërthimit të pandemisë së koronavirusit.

Prej kohësh, është përfoluar se Ngo do të largohet nga bardheblutë pasi dëshiron të provojë një eksperiencë të re në karrierë, ndërsa synon ta mbyllë aventurën në Shqipëri me titullin kampion me Tiranën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu