Modelja e njohur shqiptare e cila jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Emina Çunmulaj, duket se është e pakënaqur me situatën aktuale në Amerikë.
Kjo pasi këto ditë, kontinenti amerikan po përballet me mungesë të ‘baby formula’ – që në ShBA njihet si qumësht i parë, një ushqim i prodhuar dhe i projektuar për ushqyerjen e foshnjave dhe foshnjave nën 12 muajsh, i përgatitur zakonisht për ushqyerje me shishe ose filxhan.
Ajo bëri një reagim në rrjetin social Instagram, duke fajësuar për mungesën e këtij produkti në treg Shtëpnë e Bardhë, gjegjësisht kontinentin e udhëhequr nga presidenti aktual Joe Biden.
Foto: Emina Çunmulaj/InstaStory
“Unë ndjehem e sëmurë në stomakun tim. Kjo është Amerika me presidentin të cilin unë nuk e kam votuar për të. Faleminderit për votimin, shijoni presidentin tuaj”, shkroi fillimisht modelja shqiptare.
Tutje, duke përmendur mungesën e këtij produkti esencial në Amerikë, Çunmulaj thumboi edhe miliarderin Bill Gates, duke shtruar pyetjen se pse investimet e tij të fundit lidhen me këtë lëmi.
Foto: Emina Çunmulaj/InstaStory
“Dhe pse Bill Gates është duke investuar në prodhimin e ‘baby formula'”, shkroi Emina në InstaStory, duke e quajtur të turpshme atë se çfarë po ndodh.
Kështu modelja shqiptare la të kuptohet se nuk ka qenë një përkrahëse e Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, por rivalit të tij politik, ish-presidentit Donald Trump – me të cilin edhe ka pasur rastin të takohet personalishy.
/abc24.al/
Emina Çunmulaj me ish-presidentin Donald Trump (Foto: Arkiv)