Emigrimi i të rinjve/ Berisha: Qeveria u ofron largimin dhe drogën! Do pyesin anketën ta legalizo…

0
Emigrimi i të rinjve/ Berisha: Qeveria u ofron largimin dhe drogën! Do pyesin anketën ta legalizo…
Gjigandi

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti këtë të hënë një takim me simpatizantët e PD-së në Kukës, në kuadër të zgjedhjeve për kreun e kësaj force politike.

Në fjalën e tij Berisha bëri përgjegjëse për largimin e të rinjve nga vendi qeverinë socialiste.

Sipas tij maxhoranca u ofron fëmijëve dhe të rinjve largimin dhe drogën, të cilën mund ta legalizoj dhe për përdorim personal.

“Së fundmi çfarë u ofron të rinjve dhe fëmijëve kjo qeveri? Largimin! Përveç largimit tani u ofron drogën. Deklaroi para dy javësh se do pyes anketën dhe nëse anketa thotë do ta lejojmë dhe për përdorim personal.

Pra të shkatërrojë në substancë kombin tonë. Faik Konica në një moment dëshpërimi shkruante se Shqipërinë e duan vetëm 37 vetë. Kuptohet ishte në momente dëshpërimi. Por ajo që unë dua t’ju them sot është se Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë ta duam, ta duam dhe vetëm ta duam.

RonaTyra

Ju ftoj të vazhdojmë këtë mision të madh. Ne mbyllëm një fazë historike me Kuvendin e 30 prillit. 40 mijë anëtarë të PD-së morën pjesë në procesin e zgjedhjes së anëtarëve të degëve. Një proces për herë të parë i bazuar 100% në vullnetin tuaj”,

tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu