Emigranti 30-vjeçar vdes gjatë rrugës nga vapa, trupi i pajetë lihet afër kufirit të Shqipërisë

0
Gjigandi

Një emigrant nga Bangladeshi ka vdekur duke u përpjekur të mbërrinte në Francë nga Greqia përmes ‘rrugës ballkanike’.

Trafikantët e emigrantëve, sipas mediave të huaja, thuhet se e lanë trupin e të ndjerit në një zonë kodrinore pranë kufirit Shqipëri-Mali i Zi.

Tridhjetë vjeçari Tapash Sarkar u nis nga Greqia më 3 gusht 2022.

Ai ishte me një grup emigrantësh që po udhëtonin me mbështetjen e trafikantëve.

Sarkar planifikoi të arrinte në Francë nëpërmjet Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Italisë.

Por pasi eci për disa ditë në mot përvëlues, ai pësoi një ‘goditje në tru’ dhe vdiq, sipas asaj që deklaron vëllai i tij, Sumon Sarkar.

“Kemi paguar së fundmi 2,000 euro për kontrabandistët nga Bangladeshi , të cilët supozohej të merrnin vëllanë tim në Francë. 1,000 euro të tjera u premtuan sapo të arrinte në destinacion,” tha Sumon Sarkar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu