INSTAT publikon shifrat: Bien aksidentet rrugore në tetor, ja kush janë më të pakujdesshmit

0
Gjigandi

Aksidentet rrugore këtë vit kanë rënë, ndërsa dhe numri i atyre që kanë humbur jetën është më i ulët.

Sipas të dhënave nga INSTAT, në muajin tetor të këtij viti numërohen 84 aksidente rrugore nga 127 të ndodhura në muajin Tetor 2021. Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 33,9%.

Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 105 persona nga 179 në muajin Tetor 2021. Ndërkohë, nga njoftimi i INSTAT mësohet se aksidentet shkaktohen kryesisht nga drejtuesit e rinj të mjeteve.

Aksidentet rrugore në 82,1% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 36,9% të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 11,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë

Nurmi i aksidenteve ka rënë edhe për 10 mujorin.

Në dhjetëmujorin e vitit 2022, numërohen 968 aksidente rrugore nga 1.151 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 15,9%.

Numri i të aksidentuarve është 1.362 persona nga 1.570 persona të aksidentuar në dhjetëmujorin e vitit 2021.

Aksidentet rrugore, në 13,1% të rasteve, në dhjetëmujorin e vitit 2022 kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur me 28,7%.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu