BE nuk hapi kufijtë me Shqipërinë, Alimehmeti dhe Brataj komentojnë vendimin

0
Gjigandi

Në pjesën e dytë në Open në Top Channel po flitet për situatën e Covid-19 në vendin tonë ku të ftuar janë disa mjekë.

Silva Bino dhe Skënder Brataj thanë se gjatë këtyre dy javëve pritet një rritje e numrit të infektuarve. Mjekët komentuan edhe vendimin e Bashkimit Europian për të mos hapur kufijtë me Shqipërinë.
“Vendimi është politik. Ne kemi një situatë më të mirë me shifra sesa Serbia. Serbia ka mashtruar më shifrat dhe iu hapën kufijtë. Pra Serbia ka kopjuar në provim dhe ka marrë notë më të mirë”- tha doktori epidemiolog, Ilir Alimehmeti.
Një veprim politik dhe të pakuptimtë e konsideron edhe drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj. “ Është një vendim politik. Kemi shifra më të mira se vendin e tjera të rajonit. Siç duket BE ka parë vetëm dy javët e fundit. Edhe këtë muaj do jemi keq, nuk e di çfarë do të bëjë BE- tha Brataj.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu