Greqia: Negociata me Shqipërinë për përcaktimin e zonës ekskluzive ekonomike dhe kufijtë detarë

0
Gjigandi

Pas nënshkrimit të marrëveshjes historike me Italinë ,Greqia do të fillojë menjëherë negociatat edhe me Shqipërinë dhe Egjiptin për përcaktimin e ZEE dhe kufijve detare me këto fqinjë.

Deklaratën e ka bërë ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dhendias i ftuar në stacionin televiziv SKAI duke theksuar se me zgjerimin e vijës detare në kufirin e 12 miljeve me Italinë Greqia u bë më e madhe.
“Do të fillojmë të negociojme përsëri me Shqipërinë. Kishim arritur një marrëveshje me Shqipërinë në 2009, të cilën rrëzoi Gjykata Kushtetuese shqiptare. Dhe për fat të keq me unanimitet të plotë. E kam lexuar vendimin. Por Greqia ka një ambicie. Brenda kuadrit të së Drejtës Ndërkombëtare të bjerë dakord me të gjithë fqinjët e saj. Me të gjithë. Dhe me Turqinë. Dhe të përcaktoje zonat ekonomike, për të mirën e shoqërive dhe popujve. Në këtë rrugë, të cilën e kemi filluar që nga fillimi, do të ecim përpara”- tha Nikos Dendias.
Si hap të parë Athina zyrtare fokusohet në marrëveshjen për ZEE me Egjiptin dhe do ta pasojë Shqipëria, theksojnë burime diplomatike greke, të cilat e vlerësojnë marrëveshjen me Italinë si një pikënisje dhe shembull i qartë se si mund të bien dakord palët në rast se kanë mosmarrëveshje për kufijtë detarë.
Greqia madje e konsideron si një arritje të madhe këtë marrëveshje pasi tek ajo do të mbështetet edhe nëse fillon negociatat me palën turke, në rast se bie tensioni mes dy fqinjëve që ndodhen në një pikë kulminante sa i përket vijës detare në detin Egje.
Disa ditë më parë madje Athina ka reaguar ashpër pas deklaratave të Ankarasë se do të fillojë kërkimet për naftë dhe gaz natyror në pjesën e ZEE të Egjeut për të cilën ka nënshkruar me qeverinë e Tripolit të Libisë, të cilën Athina nuk e njeh dhe e konsideron si shkelje të hapur të kufijve të saj detare.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu