Receta/Turli me perime dhe vezë

0
Gjigandi

Përbërësit

1 qepë e thatë
2 thelpinj hudhra
3 domate
1 kungull

1 spec i kuq
3-4 vezë
100 gr djathë i bardhë
Vaj ulliri
Piper i kuq
Piper i zi
Majdanoz

Përgatitja

Perimet i lajmë, i presim në feta dhe i kalojmë në një tavë. U shtojnë vaj ulliri lart dhe i pjekim në 200 gradë për 20-25 minuta.
Në një tigan të thellë skuqim qepën me hudhrat dhe shtojmë domaten e grirë.
I gatuajmë 2 minuta dhe shtojmë perimet e pjekura. I lëmë të ziejnë dhe shtojmë erëzat dhe djathin e bardhë.
Hapim disa gropëza dhe shtojmë vezët. I gatuajmë 5 minuta akoma me kapak mbuluar.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu