Elon Musku i “Teslas” tani më i pasur se Warren Buffet!

0
Gjigandi

Kreu i Tesla-s, Elon Musk sapo la pas Warren Buffett në Indeksin e Miliarderëve të hartuar nga Bloomberg, duke u kthyer kështu në njeriun e shtatë më të pasur në botë. Pasuria e Muskut, sipas raportimeve, u shtua me më shumë se 6 miliardë dollarë të premten, sipas Bloombergut, pasi aksionet e Teslas u rritën në masën 10.8% duke kapur rekordin e 1.544 dollarëve për aksion.

Vlera e saj e tregut shkoi në 286.5 miliardë dollarë. Musk zotëron 20.8% të aksioneve të Teslas, e kjo e con pjesën e tij në këtë kompani në vlerën e 60 miliardë dollarëve. Ai është njëkohësisht aksioneri kryesor i sipërmarrjes private SpaceX. Pasuria e Buffett nga ana tjetër u tkurr këtë javë pasi dhuroi këtë javë 3 miliardë dollarë për bamirësi – pjesë kjo e planit të tij për t`ia dhuruar pjesën më të madhe të pasurisë së vet nismave filantropike.

Vlera e aksioneve të Teslës është rritur në më shumë se 500% gjatë 12 muajve të fundit. Prodhuesi i makinave elektrike konsiderohet praktikisht si kompania më me vlerë e automjeteve në botë. Me këto ritme, nuk është çudi që 49-vjeçari Musk të kthehet në njeriun më të pasur të globit, një pozicion ky i mbajtur aktualisht nga kreu i Amazon, Jeff Bezos.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu