Elon Musk shet 8.5 miliardë dollarë aksione të Tesla-s, pas marrëveshjes me Twitter

0
Elon Musk shet 8.5 miliardë dollarë aksione të Tesla-s, pas marrëveshjes me Twitter
Gjigandi

Shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk ka shitur aksione me vlerë rreth 8.5 miliardë dollarë të prodhuesit të makinave elektrike, vetëm disa ditë pasi ra dakord të blinte Twitter-in.

Sipas BBC, shitja ka çuar në spekulime se do të ndihmojë në financimin e blerjes së planifikuar prej 44 miliardë dollarësh të platformës së mediave sociale.

Bordi i Twitter ra dakord të hënën të pranonte një ofertë për blerje nga Musk.

Siç vë në pah mediumi britanik, aksionet në Tesla ranë ndjeshëm në fillim të kësaj jave, mes spekulimeve se Musk do të shiste një pjesë të aksioneve të tij në prodhuesin e makinave për të financuar marrëveshjen.

Ai shkroi në Twitter të enjten në mbrëmje se nuk kishte në plan të shiste më nga aksionet e tij në prodhuesin e makinave elektrike.

RonaTyra

Por sipas autoriteteve të SHBA-së, Musk shiti gjithsej 9.6 milionë aksione Tesla këtë javë. /

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu