Elon Musk: Robotët do të jenë biznes më i madh se veturat Tesla

0
Elon Musk: Robotët do të jenë biznes më i madh se veturat Tesla
Gjigandi

Elon Musk pëlqen të ketë fokus në diçka – dhe këtë vit, duket se mund të jenë robotët.

Ai u tha investitorëve në një thirrje për fitimet e Tesla-s, se planet e tij të reja për robotë kishin

“potencialin për të qenë më domethënës se biznesi i automjeteve, me kalimin e kohës”

, raporton ‘BBC’.

Dhe se ata do të jenë shumë të rëndësishëm për të Tesla-n, mbi të cilët kompania ka punuar këtë vit.

RonaTyra

Roboti në fjalë, pjesë e një projekti të quajtur ‘Optimus’, u shfaq vitin e kaluar – me vetulla të ngritura – nga një njeri me kostum roboti që kërcente në skenë, me performancën që u bë një meme virale në internet.

“Tesla Bot”, siç u quajt, do të përdorte të njëjtat sisteme të inteligjencës artificiale (AI) që ndihmuan në fuqizimin e automjeteve Tesla, tha Musk në ngjarje gushtin e kaluar – por asnjë prototip ende nuk është bërë.

Ai gjithashtu shtoi se prototipi ende i pa ndërtuar do të ketë një ekran në ‘fytyrë’, dhe do të jetë në gjendje të mbajë 68kg duke lëvizur me shpejtësi rreth 8 km në orë.

Reduktime të punëtorëve

Musk iu tha investorëve se fillimisht robotët humanoid do të përdoreshin në “Tesla” për të bartur materliale nëpër fabrikë.

“Tesla AI mund të luajë një rol në “AGI” [inteligjencën e përgjithshme artificiale], duke pasur parasysh se ajo stërvitet kundër botës së jashtme, veçanërisht me ardhjen e Optimus”,

shkroi biznesmeni në ‘Twitter’.

Tesla AI might play a role in AGI, given that it trains against the outside world, especially with the advent of Optimus

– Elon Musk (@elonmusk) January 19, 2022

AGI i referohet aftësisë së një makine për të mësuar ose kuptuar detyrat e kryera aktualisht nga njerëzit. Musk ka paralajmëruar më parë se inteligjenca artificiale rrezikon të shkatërrojë qytetërimin njerëzor. Dhe në të njëjtën temë në Twitter, ai shtoi:

“Kontrolli i decentralizuar i robotëve do të jetë kritik

.” Elon Musk aktualisht ka një pasuri prej 229.6 miliard dollarë amerikan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu