Elisabeta Imeraj del në KPA, drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës kërkon konfirmimin në detyrë

0
Elisabeta Imeraj del në KPA, drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës kërkon konfirmimin në detyrë
Gjigandi

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, doli para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ku u përball me Komisionerin Publik.

Imeraj ishte e pranishme vetë në seance ku po mbrohet nga një avokat i huaj, anëtar i dhomës së avokatisë e Strasburgut që u legjitimua nga trupa gjykuese e KPA.

Komisioneri publik i qëndroi kërkesës për shkarkimin e saj nga detyra për kriterin profesional dhe çështjen e pasurisë. Gjithashtu Komisioneri Publik ka pretenduar se sipas ONM divorci i Imerajt me bashkëshortin është fiktiv.

Sipas tij prokurorja s’ka nivel të besueshëm për të vazhduar detyrën ndaj duhet të shkarkohet.

Nga ana e saj prokurorja Imeraj ka deklaruar se Komisioneri Publik pretendon për prova që nuk janë përfshirë në fashikull.

RonaTyra

Ajo ka paraqitur edhe një përshkrim të punës së saj ku ka deklaruar se ka hetuar dosje me zyrtarë të lartë.

Imeraj ka pretenduar se ka disa prova që s’janë gjykuar më herët dhe nuk janë në dosje ndaj kerkoi nga KPA që t’i administronte në këtë proces.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu