Eliot Engle Kryetari i Komitetit për Mardhëniet me Jashtë në SHBA ka reaguar në lidhje me reformën zgjedhore.
Ai ka bërë thirrje që parlamenti të marrë parasysh të gjitha zërat dhe të mendojë edhe ndryshimin sistemit zgjedhor si dhe të merret në konsideratë edhe votimi i diasporës.
Eliot Engel, kryetari i komitetit për mardhëniet me jashtë ditën e sotme ka bërë këtë deklaratë:
Marrëveshja për Reformën Elektorale në Shqipëri, vlen disa hapa përpara. Ajo përfshin depolitizimin e administratës zgjedhore, rritjen e transparencës, t’u jepet më shumë pavarësi personave që merren me organizimin e zgjedhjeve. Më e rëndësishmja, do të lejojë Shqipërinë që të nisë negociatat me BE-në, dhe duhet që të adaptohet në ligj.
Parlamenti duhet të marrë në konsideratë të gjitha zërat dhe në një të ardhme të afërt të bëjë ndryshime që mund të përfshijë listat e hapura dhe të lejojë Shqiptarët e Amerikës dhe diasporën që të votojnë në vitin 2021. U bëj thirrje miqve të mi në Shqipëri që të vazhdojnë dhe të punojnë për reformën që demokracia të bëhet më e fortë me baza të thella dhe të gjera.
Burimi: top-channel.tv