Eleni Foureira konfirmon lajmin e shtatzënisë me fotot në shtrat krah partnerit të saj

0
Gjigandi

Këngëtarja e njohur shqiptare Eleni Foureira është një këngëtare gjithnjë në qendër të vëmendjes. Së fundmi, ajo ka ndarë një postim në rrjetin social Instagram, ku bën me dije një lajm mjaft të ëmbël. Ajo do të bëhet nënë pasi është në pritje të ëmbël. Ajo dhe futbollisti i njohur, Alberto Botia do të bëhen prindër.

Thashethemet për shtatzëninë e saj qarkulluan gjatë stinës së verës mirëpo këngëtarja në asnjë moment nuk pohoi lajmet. Ajo gjithashtu nuk e ka mohuar asnjëherë origjinën shqiptare. Madje, nëpër intervista ka treguar edhe momente të vështira nga fëmijëria e saj.

“Erdha në Greqi për shkak të luftës civile në Shqipëri. Isha rreth 8-9 vjeç. Nga fëmijëria mbaj mend vetëm kujtimet e bukura, ndërsa jam munduar të fshij momentet e këqija, si lufta civile. Babai im në atë kohë punonte në Greqi për të fituar para. Ai na dërgoi me taksi për të na sjellë në Greqi dhe atë ditë nuk e kam harruar kurrë. Në Shqipëri nëna ime ishte vetëm me 4 fëmijë të mitur. Ajo mbante një armë gjahu në shtëpi dhe pasditeve qëllonte në ajër për të treguar se kishte armë që ne të mos rrezikoheshim. Ishte një heroinë. Kur mami më tha që do largoheshim nuk doja, ishte e vështirë për mua. Ditën kur dola nga shtëpia fillova të qaja,”– ka thënë më herët Eleni Foureira.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu