Ekzekutohet ekstremisti i bardhë me një sy, që vrau 8 vjeçaren dhe familjen e saj

0
Gjigandi

Një supremacist i bardhë që torturoi dhe vrau një familje amerikane, përfshi dhe një vajzë 8-vjeçare, është ekzekutuar sot në SHBA.

Daniel Lewis Lee u vra me injeksion fatal në burgun e Terre Haute, në Indiana, pasi ishte shpallur fajtor për vrasjen e familjes Mueller nga Tilly në Arkansas në vitin 1996.
Çuditërisht fjalët e tij të fundit për rojet e burgut ishin: “Kam bërë shumë gabime në jetën time por nuk jam një vrasës. Po vrisni një njeri të pafajshëm.”
Lee u shpall fajtor për vrasjen e tregtarit të armëve William Mueller, 52 vjeç, gruas së tij Nancy Ann Mueller, 28 vjeçe, dhe bijës së kësaj të fundit Sarah Elizabeth Powell në 1996.
Sot në orën lokale 8.07 të mëngjesit ai ishte shpallur i vdekur.
Vdekja e Lee ishte programuar për dje, por u shty momentet e fundit prej ndalesave legale për protokollin e vrasjes me injeksion, të cilat u refuzuan nga Gjykata e Lartë.
Lee kishte një të kaluar të pasur kriminale dhe ka kryer krimin në bashkëpunim me Chevie Kehoe.
Ata ishin njohur në një organizatë supremacistësh të bardhë të quajtur “Rezistenca e Popujve Arianë”.
Më 11 janar 1996, dyshja udhëtoi nga Uashington drejt shtëpisë së familjes Mueller në Arkansas.
Zoti Mueller ishte tregtar armësh dhe kishte para dhe një koleksion të madh armësh në shtëpi. Ai ishte grabitur edhe më parë nga Kehoe.
Dyshja e grabitesve ishin veshur si policë dhe hynë në shtëpi kur aty nuk kishte njeri.
Kur familja u kthyen, Lee e Kehoe i sulmuan ata me një pistoletë elektrike.
Pasi tre anëtarët e familjes kishin humbur ndjenjat, grabitësist i mbytën duke përdorur qese plastike.
Autoritetet pretendojnë se e vogla Sarah ishte torturuar me nxitësat elektrikë të bagëtive për të treguar se ku mbante sendet me vlerë i ati.
Trupat e viktimave më pas ishin lidhur me gurë dhe hedhur në një liqen. Vetëm pas gjashtë muajsh trupat e tyre të dekompozuar u gjetën nga një peshkatar.
Kehoe i shpëtoi dënimit me vdekje dhe u dënua me tre dënime të përjetshme.
Nëna e Nancy, Earlene Peterson iu lut Presidentit Donald Trump të tregonte mëshirë dhe për të dënuarin tjetër me vdekje, duke thënë se ekzekutimi i Lee nuk e nderon bijën e saj të vdekur.
Zonja Peterson tha se bija e saj pëlqente gjimnastikën dhe kalërimin.
“Kompania ku punonte tha se nuk kishte ardhur. Ata ishin zhdukur. Ne nisëm të kërkonim, ishte e tmerrshme”.
Ajo shton se kur u gjetën trupat e tyre shkoi të identifikonte veshjet.
“Ishin Nancy e Sarah. E njihja xhaketën e Sarah prej kopsave, ishte vogëlushja ime”.
Gjyqi i të akuzuarve nisi dy vjet më vonë dhe Peterson shkoi çdo ditë, derisa u sëmur emocionalisht dhe u shtrua në spital.
Ajo thotë se Kehoe vinte në gjyq “i veshur mirë, si një biznesmen i ri” ndërsa Lee “vishej keq, kishte një kryq të thyer në qafë dhe ishte pa një sy”.
“Dukej si fajtor që sekondën që hyri në sallë, pa thënë asgjë”, kujton ajo.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu