Ekzekutimi me tritol i Aleksandër Sadikajt, flet bashkëjetuesja: Kishte vënë re…

0
Gjigandi

Vazhdojnë dhe dalin në dritë detaje nga ekzekutimi i 27-vjeçarit, Aleksandër Sadikajt në Sauk.

Burime për median bëjnë me dije se bashkëjetuesja e tij ka dhënë dëshimën e saj, ku dhe ka pohuar se Sadikaj kishte vënë re një dëmtim në makinë por nuk i ka kushtuar rëndësi.

“Me Aleksandërin kam darkuar në një restorant në afërsi të Tiranës së re rreth orës 23:20. Bashkëjetoja me të prej tri vitesh. Pasi kanë darkuar kanë zbritur dhe kanë marrë automjetin ku edhe janë nisur në banesën e tyre. Kur kanë parkuar automjetin Sadikaj ka konstatuar se llamarina e serbatorit ishe e hapur, por Aleksandri nuk është shqetësuar dhe ka shkuar e ka mbyllur vetë llamarinë që të mos e linte të hapur gjatë natës. Të nesërmen në mëngjes para se të ndodhte ngjarja thotë se është larguar për në punë dhe Aleksandrin e ka lënë në gjumë dhe më vonë ka mësuar se ka mësuar për ngjarjen e ndodhur”,ka thënë ajo për Bw.

Ndërkohë shokët e tij janë shprehur se 27-vjeçari kishte konflikte por nuk ruhej.

Ndërkaq një ndër pistat ku po hetohet është ajo e borxheve.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu