Këngëtarja e njohur shqiptare, Edona Llalloshi, është shumë e pëlqyer nga publiku për muzikën e saj.
Ajo arriti t’i rezistojë kohës dhe ndër vite vazhdon të jetë ndër këngëtaret më të pëlqyera të zhanrit të cilin ajo e këndon.
Së fundmi, Edona ka qenë e ftuar në një nga kronikat e emisionit “Prive”, ku i është përgjigjur disa pyetjeve interesante.
E pyetur për “sekretin e rinisë së saj”, këngëtarja Llalloshi u përgjigj duke e marrë si kompliment, teksa tha se mundohet të bëjë jetë të thjeshtë dhe të qëndrojë larg stresit.
Një tjetër pyetje interesante e bërë nga fansat ishte nëse Edona ka ndonjë ndërhyrje estetike të kryer në trupin e saj.
Dhe përgjigja e këngëtares ishte shkurt duke thënë: “Jo, nuk kam”.
Ajo nuk është përfolur asnjëherë për ndërhyrje estetike dhe fakti se vazhdon të jetë natyrale vërtetohet edhe nga paraqitjet e saj.