Tenton të grabisë efektivin e policisë, 15-vjeçari qëllohet për vdekje në Itali

0
178
blank
Gjigandi

Një djalë 15-vjeçar humbi jetën mbrëmë në Napoli pas një përpjekjeje për të grabitur një efektiv policie, i veshur civil. Mediat italiane raportojnë se djali ishte i armatosur dhe u qëllua me dy plumba nga policia, njëri në kokë dhe tjetri në gjoks.

Ai u transportua në spitalin Vecchio Pellegrini nga disa miq, ku iu nënshtrua edhe një operacioni, por nuk arriti dot t’i mbijetonte plagëve të marra.

Ndërsa në mëngjes, të afërmit e djalit pushtuan dhe shkatërruan dhomën e urgjencës së spitalit.

Policia ndërhyri, por mjekët gjetën dëme të mëdha në orenditë dhe pajisjet e spitalit.

Në orën 7.30 të mëngjesit u shpall pezullimi i shërbimit të ndihmës së parë, me transferimin e 8 pacientëve të pranishëm në repartet e të njëjtit njësi spitalore.

Burimi: Larepubblica

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu