Arrestimi i Henri Çilit/ Misteret e takimit të 14 janarit në Hotel Tirana, kush është zyrtari i lartë?

0
Gjigandi

Arrestimi i botuesit Henri Çili, ka marrë vëmendjen e medias ditët e fundit. Çështja e tij është në dorë të prokurorisë së Përmetit ku pritet të merret edhe vendimi.

Deri më tani mësohet se mbi pronarin e UET rëndojnë disa akuza, një nga ato edhe ajo e korrupsionit.

Dyshohet se Çili ka ndërhyrë te emra të njohur të drejtësisë për një çështje ku përfshihen disa të afërm të tij.

Lidhur me rastin gazeta MAPO ka publikuar edhe disa detaje të tjera.

Burime të gazetës, tregojnë se aty flitet për një përgjim ambjental që i kanë bërë Çilit, teksa e shohin kur takohet me një drejtues të një organi të lartë të drejtësisë.

RonaTyra

Sipas vëzhgimeve që ka bërë policia, del se zyrtari i lartë, i ka premtuar Henri Çilit, se në mars, ai do të bëjë të mundur që çështja për të cilën interesohet botuesi, të futet në 50 dosjet e para. Kjo, duke patur parasysh stokun e madh të rekurseve që janë për t’u gjykuar në Gjykatën e Lartë.

Pas takimit, Henri Cili, komunikon me të afërmin e tij, dhe i thotë se, gjithçka është Ok.

Në dokumentat hetimore, që janë në vendimin e dhënë nga Gjykata e Përmetit, thuhet për një takim mes tij, dhe një drejtuesi të një organi të lartë të drejtësisë.

Mirëpo, aty nuk është përmendur emri, se kush është drejtuesi, edhe pse ai është identifikuar. Me pamje, dhe me bisedën që ka bërë.

Po përse mbahet ende konfidenciale kjo, kur dihet se tashmë, ky personazh i rëndësishëm i drejtësisë, është i përfshirë, dhe tashmë i identifikuar.

Ai nuk mund të zhduket nga kjo histori, pasi përmendet në vendimin e gjykatës që ka lejuar të gjithë veprimet e prokurorisë.

Përfshirja e një drejtuesi të një organi të lartë të drejtësisë, do të ishte një ngjarje e rëndë, pasi kemi të bëjmë pikërisht me organet e reja të drejtësisë, dhe premtimin e madh se ato do të jenë me integritet, të ndershme, dhe të pakompromentueshme, siç ka ndodhur deri tani.

Nëse i referohemi asaj që thuhet në vendimin e gjykatës, drejtuesi i një organi të lartë të drejtësisë, që i ka premtuar favorin botuesit, i bie të jetë, ose Kryetari i Gjykatës së Lartë, ose Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, ose Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ose Prokurori i Përgjithshëm, ose Drejtuesi i SPAK, ose Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, ose Inspektori i Lartë i Drejtësisë, ose Kryetari I Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ose Kryetari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Këto janë organet e larta të drejëtsisë sot. Vetë drejtuesit e tyre duhet të jenë të interesuar që të ketë transparencë, në mënyrë që dyshimet të mos bien mbi secilin prej tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu