Edith Harxhi thirrje Lulzim Bashës: Tërhiqu, shpëto fytyrën, sa nuk është vonë

0
Edith Harxhi thirrje Lulzim Bashës: Tërhiqu, shpëto fytyrën, sa nuk është vonë
Gjigandi

Edith Harxhi nga grupimi “Për PD”, ka bërë një resume të fushatës për zgjedhjet e 6 marsit.

Harxhi i ka quajtur këto zgjedhje tejet të rëndëishme, pasi sipas saj janë kthyer në zgjedhje politike tepër të rëndësishme për fatet e vendit

“Miq, ju përshëndes sot nga Shkodra e demokracisë. Kam disa javë që punoj me demokratët e Shkodrës, Lushnjes, Durrësit dhe Dibrës.

Ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme dhe kam takuar mijëra qytetarë të përkushtuar që mezi presin datën 6 mars të shprehin vullnetin e tyre në kutitë e votimit.

Këto janë kthyer në zgjedhje politike tepër të rëndësishme për fatet e vendit.

RonaTyra

Kandidatët e Shtëpisë së Lirisë të cilët kanë dalë nga primaret e para në historinë e Shqipërisë, janë personalitete në qytetet e tyre, demokratë që frymëzojnë dhe japin shpresë për të ardhmen.

Prandaj, sot i bëj thirrje gjithë qytetarëve të Shkodrës, Dibrës, Rrogozhinës, Vorës, Durrësit dhe Lushnjes të dalin të votojnë për të ardhmen e tyre dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Në datë 7 mars gjithë shqiptarët do të kuptojnë cila është opozita e vërtetë dhe çfar kemi humbur në këto 9 vite me nje pseudo- opozitë të shitur, të tradhëtuar dhe peng”,

shkruan Harxhi në rrjete sociale.

Më tej Harxhi i ka bërë thirrje Lulzim Basha që sa nuk është vonë të shpëtojë fytyrën e tij, duke tërhequr nga gara për 6 Marsit kandidatët e tij.

“Gjej rastin ti bëj një thirrje, LulzimBasha për deri sa nuk është ende vonë, të shpëtojë fytyrën e tij dhe atyre që e mbështesin, dhe të tërheqë nga gara elektorale e 6 marsit kandidatët e tij dhe në fund ti bëjë të vetmin shërbim demokratëve, vendit dhe Partisë Demokratike.

Nëse ai nuk e bën këtë në 24 orët e ardhshme do të mbetet në histori si tradhëtari më i madh i kohërave moderne në Shqipëri.

Pavarësisht kësaj, në 6 mars 2022, qytetarët shqiptarë do të zgjedhin kandidatët e Shtëpisë së Lirisë si alternativa e vërtetë.

Fitore dhe suksese në datën 6 mars dhe mirënjohje gjithë demokratëve që punuan fort dhe me përkushtim në këtë fushatë”,

ka shkruar ndër të tjera Harxhi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu