Platforma Netflix dhe kompania e shërbimeve profesionale, PricewaterhouseCoopers (PwC), i janë shtuar listës së kompanive të mëdha ndërkombëtare që po pezullojnë operacionet e tyre në Rusi.
“Duke marrë parasysh rrethanat në terren, ne kemi vendosur që të pezullojmë shërbimin tonë në Rusi”,
tha një zëdhënës i Netflixit.
Kjo kompani amerikane veçse kishte njoftuar se do të pezullonte projektet e reja në Rusi.
Ndërkaq, PwC po ashtu njoftoi se do të largojë kompanitë ruse nga rrjeti i tij.
“Ne kemi vendosur që, bazuar në rrethanat, PwC nuk duhet të ketë anëtar kompani ruse dhe PwC Russia do të largohet nga rrjeti”,
u tha në deklaratën e kësaj kompanie.
PwC po ashtu tha se do të mbështesë përpjekjet humanitare në Ukrainë./rel