Edhe Juventusit i ndodh njëjtë si Skënderbeut…

0
Gjigandi

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja nuk dorëzohet përsa i përket pjesëmarrjes në kupat e Europës. Trajneri i korçarëve ka folur para ndeshjes me Luftëtarin ku ka treguar objektivat, të ardhmen dhe situatën tek skuadra e tij.

‘’Nuk jemi dorëzuar për Europën, janë tre javë kampionat. Duke i marrë ndeshjet një nga një, mund të jemi në pozicionet që të çojnë në kupat e Europës’’, tha Daja. “Fundi i sezonit gjithmonë është problematik, sidomos këtë herë që është një vit i veçantë. Fillimisht  ishte tërmeti, pastaj pandemia që na la pa stërvitje. Këto probleme shprehen edhe nga ekipet. Aspekti psikologjik ka ndikuar tek ne dhe te të gjitha ekipet”, shtoi trajneri i korçarëve. “Zgjedhja është Skënderbeu, presim një përgjigje nga Gjykata Federale e Zvicrës. Normalisht do ishte një lajm i mirë, pasi Skënderbeu ka qenë lokomotiva e futbollit shqiptar në Europë, duke vendosur standarde sportive dhe financiare. Rikthimi i atij Skënderbeu të madh do të thotë shumë edhe për futbollin shqiptar, jo vetëm për atë korçar”, tha Ilir Daja. Edhe pse ka rënë matematikisht nga kategoria, Daja e ka marrë seriozisht ndeshjen ndaj Luftëtarit dhe i vlerëson maksimalisht gjirokastritët: ”E kam ndjekur Luftëtarin në këto tre javë të fundit. Po përgatiten për sezonin e ardhshëm. Kanë djem të rinj dhe të talentuar. Duhet të jenë në qendër të vëmendjes nga mbrojtja jonë. U mungon eksperienca, pasi cilësitë i kanë.

Duhet t’i vlerësojmë maksimalisht, që të marrim tre pikë të tjera pas fitores me Vllazninë. Skuadra jonë duhet të tregojë kujdes”. Trajneri i Skënderbeut tregon edhe gjendjen e skuadrës së tij: “Kemi mungesa, Daja është me kartonë të verdhë. Kemi pasur disa lojtarë me probleme. Kemi punuar me modul tjetër, për t’i marrë maksimumin grupit të lojtarëve që kemi në dispozicion”.

Ilir Daja analizoi edhe verdiktet e deritanishme të kampionatit shqiptar: “Ekipet kanë marrë atë që kanë dhënë në fushë. Kur ka edhe Juventusi luhatje, brenda 90 minutave, normal që edhe këtu do të ndodhë kur jemi një nivel krejt tjetër. Verdiktet janë të fushës, me gjithë problematikat e vogla. Ekipet kanë marrë atë që kanë merituar dhe investuar”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu