Një iftar me afro 250 bija është shtruar mbrëmë në fshatin Shajkoc të komunës së Podujevës.
Organizatori i këtij iftari është Patriot Rudari nga ky fshat, i cili tha se qëllimi është që të bashkohen ato, pasi sipas tij, mbase me vite nuk janë parë mes vete.
Në këtë iftar ishte e pranishme edhe gruaja e Kadri Veselit, pasi familja e saj është nga Shajkoci i Podujevës.
Pas iftarit, bijat u mblodhën dhe nën ritmin e muzikës kërcyen valle.