Mbrojtësi i Lazios, Patric, ka bërë një gjest të shëmtuar në humbjen 2:1 të skuadrës së tij në udhëtim te Lecce.
Spanjolli është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 90’ të ndeshjes, pasi kafshoi Giulio Donatin.
Patric u dërgua jashtë pasi gjyqtari mori sinjalizim nga VAR, për kafshimin që i bëri Donatit, shkruan lajmi.
Tani i mbetet komisionit disiplinor të Serie A për t’i dhënë dënimin e merituar spanjollit.