Janë bërë disa muaj që kur Fifi ka nisur një lidhje të re dashurie me biznesmenin nga Shqipëria, Adis Patushi.
Çifti po shijojnë çdo moment bashkë, ndërkohë që Filloreta Raçi (emri i vërtetë) është e shoqëruar në çdo mbrëmje e koncert nga i dashuri.
Krijuesja e hitit “Hana” së fundmi ka publikuar një fotografi përkrah partnerit, për të cilin siç tregon është me fat dhe se e do shumë, pavarësisht se edhe ndonjëherë zihen.
“Ne zihemi me njëri-tjetrin, zemërohemi, thyejmë rregullat, por ne e duam njëri-tjetrin”, ka shkruar ajo.
Megjithatë, këngëtarja nga Ferizaj nuk është se ka folur publikisht më shumë për romancën e tyre apo se ka dhënë ndonjë detaj shtesë.
Ajo që dihet deri më tani është se ata janë takuar pak pas daljes së Fifit nga Big Brother VIP.
Adisi përndyshe për publikun shqiptar ka qenë i njohur si bashkëshorti i Adrola Dushit, me të cilën ka edhe një djalë, të quajtur Troi.
/abc24.al/