E rrallë, pas 38 vitesh burri zbulon se ka tre veshka | Kuriozitete Shqip

0
Gjigandi

E rrallë, pas 38 vitesh burri zbulon se ka tre veshka | Kuriozitete Shqip
Lexoni kuriozitete të ndryshme nga vendi dhe bota. Intriga, gjëra që s’i keni ditur, histori nga më të ndryshmet në çdo cep të botës.

Një burrë nga Brazili 38 vjeç ka shkuar të konsultohet me disa mjekë pasi vuante nga dhimbje të forta në shpinë.

Mjekët i bënë një skanim CT të zonës së shpinës, në mënyrë që të diagnostikonin shkakun e dhembjes. Në skanim, shihej se burri vuante nga hernia diskale. Por kjo nuk ishte diçka që tronditi mjekët pasi është një sëmundje shumë normale.

Ajo që i la të befasuar ishte fakti që personi kishte tre veshka. Raporti thotë se veshka e majtë e burrit ishte normale ndërsa ajo në të djathtë ishte shkrirë në dy veshka rreth zonës së legenit.

Raporti i shkruar në The Neë England Journal of Medicine (NEJM), tregon se ky person nuk kishte ndonjë problem me veshkat dhe të gjitha organet e tjera në trupin e tij duket se funksionojnë normalisht gjithashtu.

RonaTyra

Kjo gjendje dyshohet të ketë lindur gjatë zhvillimit të embrionit. Por për shkak se nuk ka pasur simptoma të veçanta, pacienti nuk e ka ditur gjendjen e tij derisa e zbuloi rastësisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu